Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij
Lexohet për: 1 min.
Sveqla
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur rreth arratisjes së Faton Hajrizit nga burgu i Smrekovnicës së Vushtrrisë.

Ai në një konferencë për media në Qafë Morinë ka paralajmëruar se kapja e Faton Hajrizit, është çështje orësh apo ditësh.

“Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë duke parë efikasitetin e policisë, është çështje orësh apo ditësh”, ka thënë Sveçla.

Faton Hajrizi, i burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, u arratis të shtunën e kaluar nga burgu dhe  është shpallur në kërkim nga policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për këtë çështje janë suspenduar dy oficerë.

Hajrizi ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus në vitin 2000, kur ai ishte rreth 15-vjeç. Për këtë vrasje, ai ishte dënuar 27 vjet burg.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025