Armatimi në veri, Sveçla: Po i largojmë mbetjet kriminale të Serbisë në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
448215662_952309100238700_4045718921304173054_n
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka theksuar se institucionet po punojnë me sukses në çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë.

Komentet e ministrit Sveçla vijnë pas sekuestrimit të armëve dhe mjeteve të eksplozivëve si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në  Uglar të Zubin Potokut.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se personi tek i cili janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në prokurori.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupeve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025