Arifi: Përfshini edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës në dialog
Lexohet për: 2 min.
shqiprim-arifi-101118
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi është shprehur se, shqiptarët e Luginës së Preshevës pesë minuta para orës 12 presin me ëndje qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse shqiptarët e kësaj ane janë zgjidhja dhe jo problemi i marrëveshjes.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se, procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve do të arrihej me sukses, me ç'rast sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë vetëm duke përfshirë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Nëse procesi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve do të arrihej me sukses, me ç'rast sjellë paqe dhe stabilitet në rajon, atëherë vetëm duke përfshirë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përndryshe, është absurde dhe e pakuptimtë nëse shqiptarëve të Luginës u mohohen të drejtat elementare njerëzore, ndërsa pakicës serbe në veri të Kosovës i jepet një lloj kantoni i stilit helvetik me të gjitha pushtetet ekzekutive dhe legjislative. Pra, një shtet në një shtet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës pesë minuta para orës 12 presin me ëndje qëndrime dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse nga qeveria e Republikës së Kosovës, sepse shqiptarët e kësaj ane janë zgjidhja dhe jo problemi i marrëveshjes. Flamurtarët e politikave të diferencimit për pushtete të kornizuara do të mbeten epiqendra e disfatave, pasi historia do t'i dënojë, ashtu siç i ka dënuar gjithmonë!”, ka shkruar Arifi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025