Trajneri i mirënjohur, Arbnor Morina është emëruar përgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës U17, teksa sot së bashku me presidentin Agim Ademi i kanë vendosur nënshkrimet në kontratë.
Presidenti Ademi e ka uruar Morinën në pozitën e re, duke i dëshiruar suksese në ciklin e ardhshëm kualifikues. Ai shpreson se përvoja dhe njohurit e Morinës për futbollin do të kenë rol të rëndësishëm në krijimin e një ekipi sa më kompakt në këtë grupmoshë dhe do të jenë çelës i suksesit. Ndërkaq, Morina falënderoi kreun e FFK-së për besimin e dhënë dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë maksimumin e tij që Kombëtarja U17 të ketë rezultate kulmore.
Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Euro 2023 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.