Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka falënderuar qytetarët e Bujanocit për besimin e dhënë.
“Falënderime plot 3371 herë për të gjithë Ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë. Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje. Faleminderit Ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj. Bashkëvendës që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar. Ju komisionerë, Ju ishit hernonjtë tanë”, ka shkruar ai.
Më 2 qershor janë mbajtur zgjedhjet lokale Serbi. Ato u mbajtën edhe në, Luginë.
https://kosovapress.com/sot-zgjedhjet-lokale-ne-kosoven-lindore