Aprovohet kërkesa e Komunës së Shtimes për shpronësimin e këtyre pronave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, ka marr vendim për aprovimin e kërkesës së kësaj komune për shpronësim për interesin publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat ndodhen në zonën kadastrale Shtime, të cilat preken nga "Hapja dhe asfaltimi” i rrugës e cila lidhë rrugët "Wiliam Woker" dhe rrugën "12 Qershori", sipas tabelarit i cili i është bashkangjitur këtij vendimi.
Sipas vendimit vlera e kompensimit të pronave përcaktohet nga Zyra për vlerësimin e pronës së paluajtshme/Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.
Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Drejtoria për Planifikim Urban Kadastër dhe Gjeodezi e Komunës së Shtimes.
Mjetet financiare për kompensimin e shpronësimit do t’i sigurojë subjekti kërkues Komuna Shtimes.
Vendimi hyn në fuqi në datën e shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në një gazete me tirazh më të madh në Kosovë.