Apel nga Policia e Kosovës: Falsifikimi i dokumenteve përbën vepër penale
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, ka apeluar qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, gjë që bie ndesh me ligjin. Kjo pasi ky institucion i sigurisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të lëndëve për hetim të dërguara nga ambasadat në Kosovë, që ndërlidhen me veprimet e qytetarëve gjatë aplikimit për pajisje me viza, me dokumente të falsifikuara, thuhet në një komunikatë për media.

Bëhet e ditur se dokumentet e falsifikuara më së shpeshti janë certifikata e gjuhës gjermane, dokumenti i Trustit - kursimeve pensionale si dhe, dokumenti - pasqyrës bankare.

“Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në këtë mënyrë bien ndesh me ligjin dhe kryejnë vepër penale për të cilën do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, apelon Policia.

Sipas Policisë së Kosovës, identifikimi i dokumenteve të tilla është lehtë i zbatueshëm dhe se asnjë person me dokumente të tilla nuk mund të kalojë në asnjë ambasadë.

“Si pasojë personat të cilët bëjnë një shkelje të tillë bartin me vete pasojat si:

  • Regjistrohen në ambasada se të njëjtit kanë aplikuar me dokument të falsifikuar dhe mund të kenë pasoja në të ardhmen për udhëtime jashtë vendit dhe
  • Pasojat ligjore të cilat parashihen me Kod Penal për falsifikim të dokumentit”, thuhet në komunikatë.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024