Ankesat ndaj operatorëve kabllorë, MINT paralajmëron veprime sipas ligjeve në fuqi
Lexohet për: 1 min.
MINT-2-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë të ditur se  po përcjell me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Kosovë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve.

Në një komunikatë për media thuhet se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT, vetëm gjatë ditëve të fundit, ka pranuar mbi 100 ankesa, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet përgjegjëse.

MINT siguron qytetarët se brenda afateve ligjore, përmes institucioneve përgjegjëse, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjeve përkatëse në fuqi.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ftojnë qytetarët që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo email adresës: [email protected]

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025