Anglia fituese e Finalissimas së parë të femrave
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Anglisë në konkurrencën e femrave e ka mposhtur Brazilin me ndihmën e penalltive, për ta fituar trofeun e parë të Finalssimas së femrave, dhe gjithashtu të vazhdojë formën e pamposhtur në 30 ndeshje.

Chloe Kelly, e cila e shënoi golin e fitores në finalen e Euro 2022 në “Wembley” vitin e kaluar, shënoi penalltinë e fundit për Anglinë, dhe menjëherë vrapoi drejt tifozëve për të festuar, raporton KosovaPress.

Zëvendësuesja te Brazili, Andressa Alves e rezultatin në 1:1 në minutën e 93’ për ta quar ndeshjen drejt penalltive, pasi Ella Toone i dha epërsinë Anglisë qysh në pjesën e parë.

Ishte një natë historike në stadiumin “Wembley” që pa kampionin evropian të testohej seriozisht nga fituesi i Kupës së Amerikës, Brazili, por përfundoi me kapitenen angleze Leah Williamson që e ngriti në fund trofeun.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1 (Anglia fiton në penallti me shifrat 4:2).

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024