Anëtari i LVV-së në KQZ: E pavërtetë se ambasadori Berishaj ka transportuar zarfet me vota
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kqz foto
3 orë më parë
Linku u kopjua

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i ka quajtur të pavërteta raportimet e djeshme se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, zarfet me fletëvotime i ka dërguar në ambasadë.

Sipas tij, përmes “dezinformatave po tentohet të cenohet integriteti zgjedhor”.

Ai në mbledhjen e sotme të KQZ-së, tha se 20 zarfe janë tërhequr për shkak të presionit të postës dhe se të njëjtat janë tërhequr nga ekipet e autorizuara, dhe siç tha ai, janë të mbyllura.

“Është tërësisht e pavërtetë prej kontekstit qysh e kemi trajtuar. Tërësisht e pavërtetë dhe është si mënyrë të informimit e ulët dhe përpjekje për me denigruar integritetin qoftë të institucionit të KQZ-së dhe MPJD-së dhe ambasadorit në fjalë. Ne falë të cilëve kemi arritur sot t’i realizojmë me sukses të gjithë procedurat të cilat kanë mundësuar regjistrimin, votimin në postë, sjelljen e zarfeve në adresat postare dhe bartjen e tyre. Me këta ambasadorë, zyrtarë të përfaqësive diplomatike kemi arritur me sukses që t’i bëjmë të gjithë zarfet. Natyrisht në këtë proces dhe jo vetëm këtë ne mund të kemi mungesë të koordinimit të duhur”, tha ai.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të ambasadorit Martin Berishaj rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Kosovës në diasporë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025