Anëtarësimi në NATO, Hovenier: Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla shprehet optimiste se deri në vitin 2030, Republika e Kosovës do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike të NATO-s dhe në Bashkimin Evropian. Por, menjëherë ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ku u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian në vitin 2030 është ambicioz, kurse për anëtarësimin në NATO, theksoi se Kosova duhet ta ndihmojë ShBA-në, në mënyrë që edhe ajo ta ndihmojë Kosovën.

Këto deklarata ambasadori Hovenier i bëri në kuadër të panelit me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, ku mori pjesë ministrja Gërvalla.

Gërvalla theksoi se deri në vitin 2030 shumë gjëra duhet të ndryshojnë dhe projektimet e Kosovës më të mira mund të ndodhin deri atëherë.

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t'i dëgjojë këshillat e dhëna. /KosovaPress

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025