Anëtarësia e SBASHK-ut refuzon idenë e deputetit Gola
Lexohet për: 2 min.
Komisioni per arsim - SBASHK,Nagavci,Murati (9 of 19)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se 39 institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Ardian Gola, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 institucione nuk e kanë pranuar  këtë ide.

Takimi i dytë i Komisionit parlamentar për Arsim kishte nxjerrë idenë e kryetarit të këtij komisioni, Ardian Gola që të nis procesi mësimor, por nëse Qeveria nuk angazhohet për realizimin e kërkesave të grevistëve mësimdhënësit, të mbajnë mësimin por të mos bëjnë vlerësim dhe vënien e notave e shënimeve në ditarët e punës.

“Kjo ide është prezantuar në takimin e sontem të SBASHK me kryetarët e niveli komunal sindikal dhe të universiteteve, në të cilin ishin të pranishëm edhe deputetët Ardian Gola, Albena Reshitaj, Enis Kervan, Vlora Dushi dhe Eliza Hoxha. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve janë deklaruar se kanë zhvilluar komunikim me kryetarët e shoqatave sindikale dhe ata e kanë adresuar të anëtarësia idenë e deputetit Gola. Nga raportimet e prezantuara është  parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gol, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar   këtë ide. Në këto rezultate nuk është përfshirë  një komunë, kryetari i të cilës  ka deklaruar me shkrim se gjithë  grevistët atje  nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola , por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë  kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025