Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti lavdëroi "të jashtëzakonshmin" Vinicius Junior të martën pasi sulmuesi brazilian shënoi një hat-trick në pjesën e dytë për t'i ndihmuar ata ta mposhtin Borussia Dortmundin me rezultat 5-2 në Ligën e Kampionëve.
Ancelotti tha në një konferencë për shtyp se ishte i bindur se Vinicius do të fitojë çmimin Topi i Artë për lojtarin më të mirë në botë të hënën, përcjellë KosovaPress.
"Vinicius do të fitojë Topin e Artë, jo për atë që bëri sonte, por për atë që bëri vitin e kaluar. Këto tre gola tashmë do të llogariten për Topin e Artë të vitit të ardhshëm, kjo është e sigurt. është një lojtar që fishkëllehet sepse mund të bëjë diferencën”.
Në një ripërsëritje të finales së sezonit të kaluar, Ancelotti tha se nuk kishte panik në dhomën e zhveshjes pasi Reali shkoi në pushimin e pjesës së parë me dy gola disavantazh dhe se skuadra e tij kishte pjekurinë dhe përvojën për të kuptuar se çfarë duhej të bënin për t'u rikthyer. .“Të flasësh për shënimin e tre golave mund të ishte dukur utopike, ndaj folëm për detaje të vogla si pasimet e mira, fitoret e dueleve. Duhej të fitonim dinamikën e lojës dhe prej andej filloni të fitoni ndeshjen”, theksoi në fund Ancelotti.