Ancelotti: Trajnerët italianë janë më të mirët në botë
Lexohet për: 2 min.
11-Ancelotti
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mirëpriti një grup studentësh, duke përfshirë Alexander Del Pieron dhe Ignazio Abaten, duke deklaruar se trajnerët italianë janë më të mirët në botë.

Në mënyrë që të marrin distinktivët e tyre të trajnerëve për të punuar në Serie A, trajnerët italianë duhet të kalojnë kursin e përcaktuar nga FIGC dhe të marrin një diplomë Master, raporton KosovaPress.

Ky është një proces intensiv me leksione dhe një teori përfundimtare, por përfshin edhe vizita në klube për të studiuar metodologjinë e tyre.

Trajnerët e mëparshëm që i treguan brezit të ardhshëm “dhëmbët” përfshijnë Roberto De Zerbi të Brighton dhe Francesco Farioli të OGC Nice.

Tani studentët në fjalë po kalojnë dy ditë me Real Madridin dhe po marrin udhëzime nga Ancelotti.

Kjo ishte ligjërata e Ancelottit:

“Gjithmonë e mbaj mend shkollën e trajnerëve, sepse aty fillon të mësosh se çfarë do të thotë të jesh trajner. Kujtoj shkëmbimin e ideve dhe pikëpamjeve që kishim mes shokëve të klasës. Më duhet të ritheksoj: trajnerët italianë janë më të mirët në botë”.

Ancelotti është padyshim një shembull i shkëlqyer suksesi, pasi ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe i vetmi trajner në histori që ka fituar të pesë titujt kryesorë të ligave evropiane.

Mes studentëve që dëgjonin Ancelottin ishin legjenda e Juventusit, Del Piero, trajneri aktual i të rinjve të Milanit, Ignazio Abate, ndihmësi i ri i Udineses, Giampiero Pinzi dhe ish-mesfushori Cristian Ledesma.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025