Ancelotti: Po punoj që biri im të jetë një trajner i suksesshëm
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka pranuar se ai po kujdeset për djalin e tij, që njëherit është edhe asistent i tij në Real Madrid, Daviden, që në të ardhmen të jetë një trajner i suksesshëm.

Trajneri italian vazhdoi serinë e tij të jashtëzakonshme të fitoreve me trofeun e tij të katërt të Superkupës së Evropës, më shumë se çdo trajner tjetër në histori, pasi Real Madrid mundi Eintracht Frankfurtin me rezultat 2-0 në Helsinki, përcjellë KosovaPress.

Ai fitoi titullin e Ligës së Kampionëve dhe të LaLigas sezonin e kaluar, të gjitha të fituara me Davide Ancelottin në krah të tij.

“Ai është një asistent, me siguri që do të jetë edhe trajner në të ardhmen”, tha Carlo për “BT Sport”. Ai po punon shumë në grupe, ai ka më shumë energji se unë!”, shtoi ai.

Davide është 33 vjeç dhe pati një karrierë të shkurtër lojtari në akademinë e të rinjve të Milanit dhe ekipin amator Borgomanero përpara se të varte këpucët në vitin 2009.

Ai fillimisht iu bashkua stafit të Ancelottit si trajner fitnesi në Paris Saint-Germain në sezonin 2012-13, pastaj në Real Madrid në 2013-15, përpara se të promovohej si ndihmës trajner në Bayern Munich në sezonin 2016-17.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024