Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, u është përgjigjur kritikave të tifozëve lidhur me njohuritë e tij taktike gjatë Kampionatit Botëror 2026.
Italiani ka bërë të ditur se i vetmi person në planet që është më i kualifikuar se ai për të dhënë opinione mbi futbollin është legjenda Sir Alex Ferguson.
Edhe pse Brazili u kualifikua si lider i grupit mbi Marokun, tekniku italian u përball me kritika të shumta nga fansat për shkak të barazimit 1-1 me Marokun në fazën e grupeve dhe vendimeve rreth përzgjedhjes së skuadrës, si ftesa për Neymarin gjysmë të dëmtuar apo lënia në stol e talentit Endrick.
Gjatë një interviste për median Folha de Sao Paulo, kur u pyet mbi faktin se disa tifozë ndryshuan mendim për të dhe u befasuan nga aftësitë e tij taktike pas fitores ndaj Japonisë, Ancelotti u përgjigj me tone të prera:Në lidhje me atë se kush mund të jetë kompetent për t'i dhënë udhëzime, Ancelotti shtoi:
"Dhe askush, askush, mbase vetëm një person ka përgatitur më shumë ndeshje se unë: Alex Ferguson, i cili ka drejtuar më shumë se 2,000 ndeshje. Natyrisht që unë pranoj këshilla nga të gjithë, por i vetmi person që do të ishte më i duhuri për të më dhënë këshilla është Alex Ferguson."