Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e ka pranuar se nuk ka shumë dallim mes Jude Bellingham dhe Kakas, por që legjenda e Milanit e ka ndryshuar rolin e mesfushorit ofensivë.
Ancelotti foli për “Sky Sport Italia” para ndeshjes së sotme të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe RB Leipzigut, raporton KosovaPress.
Bellingham është krahasuar me legjendën e Milanit, Leite Kaka, dhe Ancelotti sheh ngjashmëri mes tyre.
“Po, ata janë të ngjashëm. Unë mendoj që nuk ka shumë dallim”, tha Ancelotti.
“Mendoj se loja ka ndryshuar që prej Kakas dhe gjithashtu karakteristikat e lojtarëve që luajnë në atë pozitë. Mesfushorët ofensivë janë fizikisht më të fortë se 20 vite më parë kur ata lojtarë kishin më shumë talent se fuqi. Në futbollin modern, këta lojtarë janë zhvilluar”, tha Ancelotti.