Amorim mbërrin në Mançester nën përcjellje të rreptë të policisë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Ruben Amorim
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ruben Amorim  ka arritur në Mançester për të filluar punën si trajner i Manchester United, por ai mori vëmendje të madhe pasi u pa i shoqëruar nga një eskortë e policisë.

Ish-trajnerit të Sporting Lisbonës iu bashkuan pesë ndihmësit e tij  - Carlos Fernandes, Adelio Candido, Paulo Barreira, Emanuel Ferro dhe Jorge Vital, përcjellë KosovaPress.

Portugezi zbriti në Mançester pak para orës 14:00 dhe doli nga avioni privat përpara se të merrte shoqërimin. Ai dukej se po përpiqej të fshihej nga kamerat ndërsa po bënte rrugën e tij drejt zyreve të klubit.

Amorim shijoi një lamtumirë përrallore në Sporting të dielën në mbrëmje, më pak se 12 orë përpara se të nisej për të marrë rolin e tij të ri te Djajtë e Kuq, teksa klubi portugez u rikthyer me përmbysje për të triumfuar 4-2 ndaj Bragës.

Tani, kryetrajneri 39-vjeçar e kthen vëmendjen te Manchester United aty ku do të pasojë holandezin Eric Ten Hag i cili u largua pas një serie negative të rezultateve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024