Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Tunç Angili, ka vizituar sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e po ashtu edhe kullën, në të cilën është pritur për vizitë nga vëllai komandantit legjendar të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.
Para pak ditësh u shënua 25-vjetori i rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Ai po ashtu është shprehur falënderues ndaj Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit, derisa shtoi se Turqia do të vazhdojë të përkrahë popullin e Kosovës.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari ka falënderuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë për vizitën.
Më 15 shkurt, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga Sabri Tunç Ang?l?, për të ushtruar detyrën e ambasadorit të Turqisë në Kosovë.