Ambasadori i ri britanik: Britania do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.

Duke e uruar ambasadorin Hargreaves për detyrën e re në krye të misionit britanik në Kosovë, kryetari Konjufca vlerësoi lart marrëdhëniet midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dy vende mike dhe me raporte të ngushta bashkëpunimi.

Konjufca vlerësoi gjithashtu kontributin britanik në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke theksuar nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tej.  

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Abbott • KosovaPress

Ai vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të vendit tonë, si dhe angazhimet e institucioneve në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.   

Ndërsa, ambasadori Jonathan Hargreaves shprehu përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024