Ambasadori Hovenier: Shqetësohemi kur qeveria ndërmerr veprime të njëanshme
Lexohet për: 3 min.
hovenier
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier ka thënë se Amerika e përkrah Kosovën që të marrë vendin e saj të merituar në familjen e shteteve evropiane, por sipas tij, për këto arritje duhet përparim në dialog.

Ai ka thënë po ashtu se që drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese, jo në Venecia.

“Ne absolutisht e besojmë se ky është fati i Kosovës dhe do të mbështesim plotësisht dhe me entuziazëm avancimin e saj në institucionet evropiane si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe institucionet euroatlantike, si një marrëdhënie ndryshe me NATO-n dhe në fund, ne e shohim Kosovën anëtare të NATO-s. Por, siç kemi folur më parë, për t’i arritur këto gjëra, duhet përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është rruga për të çuar përpara këtë qëllim. Dhe për këto gjëra me këtë qeveri nganjëherë kemi pasur disa dallime, jo për atë që duam të arrijmë, por për shkak të disa taktikave apo qasjes për t’u përpjekur për t’i arritur ato”, theksoi ambasadori Hovenier në Rubikon, shkruan Klankosova.tv.

Ai më tej ka theksoi se qeveria amerikane shqetësohet kur Qeveria e Kosovës zgjedh të ndërmarrë veprime të njëanshme “në disa menyra për vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet”, transmeton KosovaPress.

“Kështu, qeveria amerikane ka dhënë disa deklarata se ne jemi të shqetësuar kur qeveria e Kosovës zgjedh të ndërmerr veprime të njëanshme në disa mënyra për të vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet, por megjithatë, në mënyra që besojmë do të duhej të bëheshin përmes koordinimit me bashkësinë ndërkombëtare, përmes konsultimeve me komunitetet e prekura”, thekson ai.

“Pra, p.sh. e dini që ka disa muaj që kemi folur për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore. Ne nuk e kontestojmë autoritetin dhe përgjegjësinë e Bankës Qendrore për të qeverisur sektorin financiar në tërë territorin e Kosovës dhe natyrisht kjo përfshin edhe veriun e Kosovës, i cili është pjesë e territorit të Kosovës sovrane e të pavarur”, theksoi Hovenier në Rubikon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024