Ambasadori Boszik: Hungaria do të vazhdojë të mbështesë studentët nga Kosova
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, priti sot në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Béla Boszik, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në arsim, mbështetjen për studentët kosovarë dhe mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi në të ardhmen, në kuadër të Programit të bursave.

Nagavci ka uruar ambasadorin e ri dhe e ka falënderuar për krijimin e mundësive të shumta për studentët kosovarë që të studiojnë në universitetet hungareze.

Ministrja Nagavci dhe ambasadori Boszik shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në arsim. Ndër të tjera, Nagavci e vlerësoi të rëndësishëm bashkëpunimin Kosovë-Hungari në fushën e arsimit, me theks të veçantë në arsimin e lartë.

Ndërsa, ambasadori Boszik tha se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë studentët nga Kosova, ndërsa theksoi faktin se numri i aplikantëve kosovarë në Programin e bursave është disa herë më i lartë sesa kuota, të cilën e përcakton programi.

MAShTI lanson pakon “Module tematike për mbrojtjen e fëmijës” - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024