Ambasadorët e Britanisë dhe të Gjermanisë: Na shikoni në KosovaPress për futbollin dhe politikën
2-Second
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadorët e Britanisë dhe të Gjermanisë: Na shikoni në KosovaPress për futbollin dhe politikën
Gjermania 1112345
11/06/2026 - 19:17
Linku u kopjua

Ambasadori i Britanisë së Madhe Jonathan Hargreaves dhe ambasadori i Gjermanisë Reiner Rudolph e paralajmëruan në rrjetet e tyre sociale intervistën që e zhvilloi me ta drejtori i Informacionit i Agjencisë së lajmeve Kosovapress, Gazmend Syla, e cila transmetohet sonte në të gjitha platformat e rrjeteve sociale të KosovaPressit.

Një intervistë krejt ndryshe: çlirët, pa zyrtarizëm, larg stereotipit të bashkëbisedimit me ambasadorë.

Dy ambasadorët flasin për sport e politikë njëkohësisht. Shkas edhe Botërori në futboll që po afrohet, edhe zgjedhjet në Kosovë.

“Ndërsa Kupa e Botës po fillon ishte kënaqësi të bashkohesha me ambasadorin gjerman Rainer Rudolph për një intervistë me Kosovapress këtë pasdite. Folëm për dashurinë tonë për futbollin, shanset e vendeve tona në Kupën e Botës dhe shpresat tona për rifitimin e shpejtë të vrullit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit. Shikoni në KosovaPress më vonë këtë mbrëmje!”, shkroi ambasadori Hargreaves.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026