Ambasada e SHBA-së: Askush nuk po u kërkon liderëve kompromis për sovranitetin e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Escobar Lajcak Osmani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dalë me një deklaratë pas vizitës treditore të emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Kosovë.

Në deklaratë thuhet se askush nuk është duke kërkuar nga liderët kosovarë të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga përfaqësuesit specialë Escobar dhe Lajçak në Kosovë. SHBA e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo është e paqëndrueshme. Ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga të gjithë, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke. Askush nuk po u kërkon liderëve të Kosovës të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025