Ambasada britanike nis fushatën për përfshirjen e barabartë të grave në jetën publike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka nisur fushatën se nuk mund të ketë qeverisje të mirë pa përfshirjen e barabartë të grave në jetën publike.

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka thënë se përmes kësaj fushate Britania e Madhe mbështet Kosovën për të nisur një udhëtim drejt rekrutimit të bazuar në merita në zyrat publike.

“Kur gratë janë lidere në administrata publike, qeveritë janë më përgjegjshme. Ne e dimë këtë nga kërkimet gjithëpërfshirëse globale. Në Kosovë ka shumë raste ku gratë kanë bërë ndryshime të rëndësishme nga pozitat e tyre. Nëpërmjet projektit tonë të rekrutimit, mbështetur nga Britania e Madhe për Kosovën, nis një udhëtim drejt rekrutimit të bazuar në merita në zyrat publike. Ne jemi veçanërisht të frymëzuar nga gratë që janë emëruar në role të larta dhe që janë nxitëse për ndryshim”, tha ai në një video-adresim në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024