Trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri ka folur para finales së Superkupës së Italisë kundër Interi që zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”.
Duke përmendur mungesat e shumta në skuadrën e tij si Wojciech Szczesny, Chiesa dhe Danilo, trajneri toskan pranoi që Interi është një skuadër shumë e fortë edhe fizikish pr siguroi që skuadra e tij shkon në këtë ballafaqim me fitoren si synim të vetëm.
“Jam i lumtur dhe e përsëris se na duhet kohë, përvojën e fiton vetëm duke luajtur lojëra. Ne duhet të fitojmë ndeshjen e nesërme dhe të bëhemi një ekip më solid. Gjithçka mund të ndodhë në një lojë të vetme, por skuadra më e mirë zakonisht e fiton ligën. Ne duhet të arrijmë ata që janë atje lart, pastaj do të shohim nëse mund të konkurrojmë për titullin sezonin e ardhshëm”, tha në fund ai.