Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë raportimit para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u shpreh se kërkesat e banorëve në zonën e Parkut Kombëtar janë respektuar.
Gjatë shqyrtimit të Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna, Aliu tha se në zonën e dytë të këtij parku do të lejohet prerja e pyjeve, por duhet të jetë e planifikuar.
Drafti i planifikimit hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” Aliu tha se e ka gjetur të gatshëm, dhe me disa ndryshime tashmë ndodhet në Kuvend për votim.
Sipas tij, hapësira për ndërtim sipas planifikimit hapësinor është mjaftë e madhe.
Ministri Aliu gjatë raportimit u shpreh se në zonën e dytë të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna” do të lejohet prerja e pyjeve e cila duhet të jetë e planifikuar sipas ligjit.
“Sa i përket prerjes së pyjeve edhe në pyje private në zonat e dyta do të mund të lejohet prerja dhe ajo prerja bëhet në bazë të planit të prerjes që në bazë të ligjit të ri do të jetë kompetencë e kombinuar në bazë të Agjencionit të pyjeve dhe autoriteteve të pakut, ku autoritet e parkut i përcaktojnë kriteret e qarta të mbrojtjes së natyrës në bazë të të cilave bëhen planet e menaxhimit të pyjeve”, u shpreh ministri Aliu.
“Ata kanë kërkuar që mos me u vendos laur..banorët nuk kanë nevojë me pagua hyrje dalje“, tha ajo.
E ministri Aliu tha se do të vendosen kufizime, por të cilat nuk do të vlejnë për banorët, pasi ata nuk do të paguajnë hyrje-daljet.
Deputeti i LDK-s-, Besian Mustafa u shpreh i interesuar të di se sa janë marr parasysh kërkesat e banorëve të zonës në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Aliu u përgjigj se banorët fillimisht e kanë kundërshtuar shpalljen e “Bjeshkëve të Nemuna” si park nacional, por që sipas tij kërkesat e banorëve janë respektuar.
“Që nga momenti kur është shpall parku nacional ka pas ankesa dhe kundërshtime nga ana e banorëve, ka pasur kundërshtime për shpalljen e parkut nacionale e para dhe e dyta pastaj ka ardhur koha e planifikimit në të cilat kanë qenë ato diskutime ku kërkesat e banorëve kanë qenë që ata me pas të drejtë ndërtimi në pronat e veta. Pra të gjitha pronat private që janë atje kanë kërkuar të kenë mundësinë ndërtimi, kjo kërkesë ka shkuar deri në atë masë ka qenë kërkesë që çdo pronë private që ndodhet atje që duhet të lejohet të ndërtohet. Janë respektuar kërkesat e banorëve dhe pronat private brenda parkut nacional që nuk janë pyje, janë zona të hapura dhe në të cilat mund të ndërtohet dhe janë futur brenda zonave të treta me një parim të përgjithshëm është respektuar ky parim në një draft ka shkuar madje edhe në variant ku edhe pyjet prona private që kanë qenë pyje janë planifikuar që edhe ato të ndërtohen…Sot kemi arritur që 10.6 e gjithë territorit të pakut nacional është zonë ndërtimi”, theksoi ai.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu pyeti për kapacitet inspektuese për të parandaluar degradimin në parqet nacionale.
Ministrit Aliu u shpreh se si ministri e Mjedisit nuk kanë aktualisht kapacitet inspektuese për kontrollim të prerjes së pyjeve, por po shpresojnë që me Ligjin e ri të Prerjes së Pyjeve të ketë mundësi shtimit të kapaciteteve.
“A ka sot kapacitet ministria ta kontrolloj prerjen e pyjeve, aktualisht jo shpresoj që me ligjin e ri të prerjes së pyjeve do të mund të shtohen kapacitetet, sepse do të kemi kapacitete të kombinuara të të dyja ministrive”, tha ai.