Aliu i tronditur pas therjes së katër personave në Ferizaj, 10-vjeçarja në gjendje të rëndë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur nga sulmi me thikë i katër personave, prej tyre dy të mitur në këtë qytet. Ndërsa, drejtori Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka thënë se fëmija 10-vjeçare është në gjendje të rëndë.  

Kryetari Aliu ka dhënë disa detaje rreth këtij incidenti në Ferizaj.

“Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve - kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj. Lutemi për shërimin e shpejt të të lënduarve! Përgëzime Policisë së Kosovës në Ferizaj për reagimin e shpejt e me profesionalizëm të lartë, duke shmangur zgjerimin e mëtejmë të këtij akti kriminal", ka shkruar Aliu në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024