Aliu: 135 mijë euro për renovimin e pesë shkollave të Komunës në Shtime
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu, kanë vizituar shkollën e mesme IAAP, që bashkë me shkollat "Emin Duraku" në Shtime, "Hasan Prishtina" në Godanc, "Bajram Curri" në Petrovë dhe shkolla në Davidovc janë renovuar këtë vit në vlerë 135.000 euro.

Sipas kryetarit Aliu ky investim do të krijohen kushte më të mira e hapësira më të përshtatshme për mësimdhënie e mësimxënie.

“Bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu, vizituam shkollën e mesme IAAP, që bashkë me shkollat "Emin Duraku" në Shtime, "Hasan Prishtina" në Godanc, "Bajram Curri" në Petrovë dhe shkolla në Davidovc janë renovuar këtë vit në vlerë 135.000 euro, investim nga i cili do të krijohen kushte më të mira e hapësira më të përshtatshme për mësimdhënie e mësimxënie. Urime nxënësve e arsimtarëve dhe suksese në misionin e tyre të shenjtë”, ka shkruar në Facebook Aliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024