Albin Kurti kujton Ukshin Hotin në 25-vjetorin e zhdukjes
Lexohet për: 2 min.
0 Albin Kurti 4422 (1 of 18) (3)
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 16 maj 1999, profesori Ukshin Hoti, pas lirimit nga burgu i Dubravës, u rrëmbye dhe u zhduk. Në 25-vjetorin e zhdukjes së profesor Hotit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e shqiptarët nuk kanë një politikan filozof e teoreticien të politikës sikurse ishte Ukshin Hoti dhe se drejtësia për të ende nuk ka filluar ende.

Kurti në këtë ditë, në përvjetorin e vdekjes, ka përkujtuar edhe heroinën Marte Tunaj, e cila me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë.

“Për këto krime, drejtësia është vonuar. Çdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë. 25 vite pas, Serbia jo vetëm që nuk pranon këto krime por ende i fsheh ato.  Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe përballja me drejtësinë janë të domosdoshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia.

“I përkulemi guximit e sakrificës së popullit tonë, që janë udhërrëfim për ecjen tonë përpara”, ka përfunduar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025