Albert Bunjaku ka luajtur ndeshje ndërkombëtare si për Zvicrën ashtu edhe për Kosovën.
Më shumë se 500 kilometra midis Këlnit dhe Cyrihut është pak larg për të shkuar në Letzigrund dhe Albert Bunjaku thotë se ai, do ta “shikojë para televizorit ndeshjen miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës”.
“Zemra ime rreh për të dy kombet, nuk do t'i harroj kurrë të gjitha angazhimet e mia për të dy vendet. Ndihem edhe zviceran edhe kosovar”, thotë Bunjaku, i cili ka lindur në Gjilan në vitin 1983 dhe më vonë është shpërngulur në rajonin e Cyrihut me familjen e tij në moshën shtatë vjeçare.
“Ky duel do të jetë mes miqsh, një festë e madhe! Atmosfera do të jetë e mrekullueshme me siguri dhe po ashtu edhe loja. Një barazim do të ishte shumë mirë. Shpresoj për një 4:4", ka thënë Bunjaku sa i përket ndeshjes.