Aktakuzë ndaj personit që vazhdimisht sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij
Lexohet për: 2 min.
prokuroria-gjakove-560x404
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.J., për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor në vazhdimësi”, dhe “Kanosja”, si dhe, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, nga  17 deri më 21 gusht 2022, në Komunën e Gjakovës, konkretisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., në mënyrë të vazhdueshme e sulmon fizikisht të dëmtuarën, bashkëshorten së tij S.J.

“Për gjatë katër ditëve, i njëjti, me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij, ku pas mosmarrëveshjeve paraprake që kishin mes vete, fillon që ta sulmojë te dëmtuarën duke e goditur me rrip dhe me duar në pjesë të ndryshme të trupit, po ashtu, ditëve në vijim, i pandehuri përdor forcën dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me shuplakë në kokë, në fytyrë, si dhe, e godet me rrip në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se me këtë, personi në fjalë ka kryer veprën penale, “Lëndimi i lehtë trupor në vazhdimësi” nga neni 185 paragrafi 2, të KPRK-s?.

“Gjithashtu, në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri me qëllim të shkaktimit të frikësimit dhe ankthit, seriozisht e kanos me fjalë dhe me armë të dëmtuarën, bashkëshorten e tij S.J., ku si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishin në mes vete i pandehuri nxjerr nga sirtari i dollapit të dhomës të fjetjes armën dhe e kanos të dëmtuarën duke i thënë ‘Ka me t ‘vra’, me ç ‘rast me veprimet e tij, i pandehur tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, thuhet në vazhdim të aktakuzës derisa bëhet e ditur se me këtë i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Arma me të cilën është kanosur e dëmtuara, është sekuestruar, ndërsa prokurorët e rastit i kanë propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri A.J., të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025