Aksioni i PSD-së para Kuvendit, kundërshtohet votimi i Ligjit për KPK-në
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua
Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ata kanë vendosur një kukull me fotografi të kryeministrit Albin Kurti para dyerve të Kuvendit të veshur si prokuror ku shkruan “Dua të bëhem prokuror”.
Zgjim Hyseni nga PSD ka përmendur përpjekjet e pushtetit për të ndikuar në zgjedhjen e kryeprokurorit.
Poashtu ai ka përmendur edhe përpjekjet paraprake të partisë në pushtet, të cilat janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Hyseni ka thënë se sot pritet që të votohet në parim ky ligj. Ai ka ftuar deputetet që mos të votojnë pro këtij ligji dhe bëri thirrje që të përcillet me vëmendje kjo gjë.
Hyseni ka bërë me dije që për ta parandaluar këtë do të bëjnë përpjekje që ta rrisin gamën e organizimeve e protestave duke potencuar se ka shkelje të qarta kushtetuese.