Fondacioni "Hasan Prishtina" në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi, Shoqata e historianve Shqiptar në Maqedoni, personalitete dhe historian nga bota akademike, në shenje kundërshtimi ndaj idesë për heqjen e emrit Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës, organizon aksion simbolik ku u dërguan lule të freskëta tek shtatorja e Hasan Prishtinës në Prishtinë.
Drejtor i Fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina tha se kanë ardhur për ta kundërshtuar rreptë heqjen e emërtimit të Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës.
Ai shtoi se ata nuk do të ndalen me masat e tyre në mbrojtje të emrit të kolosit Hasan Prishtinës.
Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i shoqatës atdhetare kulturore ”Luma”, nga Kukësi rikujtoi kontributet e Hasan Prishtinës për pavarësinë e Shqipërisë dhe për Kosovës.
Profesori i historisë në Universitetin e Prishtinës, Bujar Dugolli ka thënë se figura e Hasan Prishtinës është një figurë e ndritur që nuk ka mundur ta kontestoi askush.