Aksion para Qeverisë, QIKA kërkon të hiqet TVSh-ja për produktet menstruale
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Për të katërtin vit radhazi, Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka mbajtur aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për produktet menstruale.

Rreth 7 mijë e 500 nënshkrime të mbledhura për peticionin “Peceta nuk është luks” janë dorëzuar te ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Organizatorja e Qendrws QIKA, Medina Dauti tha se qëllimi i këtij aksioni është që t’ia rikujtojnë ministrit Murati, se produktet menstruale nuk janë çështje luksi dhe si të tilla duhet të jenë pa TVSh.

Ajo potencoi se mos reagimi i tij lidhur me këtë problematikë, tregon indiferencën e tij, për çka thotë se përkrahja e taksës për këto produkte është ‘seksiste dhe ndikon në mos qasjen e tyre’.

Ndër të tjera, Dauti tha se qasja në produkte menstruale është e drejtë bazike dhe nuk duhet të kushtëzohet me taksë prej 18 për qind, duke e futur tek “produktet e luksit”.

Sipas një studimi nga Fondacioni Thomson Reuters, që prej kur Kenia u bë vendi i parë që hoqi TVSH-në për produktet menstruale, në vitin 2004, të paktën 17 vende e kanë ndjekur këtë shembull.

Në Evropë rreth  20 vende kanë ulur TVSH-në për produktet higjienike, dhe Italia është ndër shtete e fundit që e ka bërë këtë gjatë vitit të kaluar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024