Aksidenti tragjik në Itali, Ministria e Jashtme njofton se nuk ka shqiptarë të vdekur
Lexohet për: 1 min.
aksidenti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se nuk shtetas shqiptarë në radhët e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali.

Nga ky dikaster kanë shprehur pikëllimin për këtë ngjarje, derisa kanë uruar shërim të shpejtë të të lënduarve të këtij aksidenti tragjik.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre të Italisë.  Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, thuhet në reagimin MEFA-së.

Kujtojmë se në aksidentin e mbrëmshëm në Mestre të Italisë humbën jetën mbi 20 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025