Aksidenti tragjik në Greqi, katër shtetas shqiptarë mes viktimave
Lexohet për: 1 min.
aksidenti ne greqi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, deklaroi sot se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa deri tani janë katër shtetas shqiptarë.

Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bëri me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato.

“Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, thuhet në njoftim.

Aksidenti tragjik po shoqërohet me protesta në Greqi. 342 pasagjerët dhe 10 punonjës të hekurudhës ishin drejt Selanikut pas një fundjave të gjatë. Shumë udhëtarë ishin studentë dhe shumica e viktimave ishin të rinj. Në trenin e mallrave ishin dy drejtues./ATSh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025