Aksidenti në Vushtrri, jep detaje prokuroria
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksidenti në Vushtrri, jep detaje prokuroria
Foto Ilustruese
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, pas aksidentit fatal që ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari, duke vozitur në gjendje të dehur, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit, një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi dhe tre pasagjerë të automjetit tjetër kanë pësuar lëndime serioze dhe po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ndërsa me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të ndaluar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.