Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, një muaj paraburgim për ngasësen e automjetit
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj personit me inicialet Y.B. për shkak të veprës penale rrezikimi i trafikut publik.

E pandehura Y.B., më 26 shkurt 2024 në Prishtinë, dyshohet se nga pakujdesia derisa po ngiste veturën e saj, duke vepruar me kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës, godet shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori rrëzohet dhe godet këmbësorin SH.H., i cili ndërron jetë nga plagët e marra.

Aksident para MASHTI-it, dyshohet se ka humbur jetën një person • KosovaPress

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024