Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Prizren-Suharekë, një person humb jetën
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 06:16 në rrugën Prizren-Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përgjegjëse policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
“Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira dy automjete me targa vendore, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë (mashkull rreth 40 vjeçar). Vdekjen e tij e ka konstatuar stafi përgjegjës i Emergjencës së QMF në Suharekë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit”, përfundon njoftimi.