Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, lëndohen nënë e bir
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip “Benz”, përkatësisht K. Biti 13-vjeç dhe e ëma e tij. Të dy janë dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Mjeti i tonazhit të rëndë ka ndaluar në rrugë, ndërsa “Benzi” është përplasur pas tij. Kamionit i ishte shpuar goma, e më pas ka frenuar ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër nuk e ka shmangur përplasjen.

Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjës me djalin dhe bashkëshorten. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para procedurale. /tch

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025