Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, një i vdekur dhe tre të lënduar
Lexohet për: 1 min.
aksident-trafiku-560x404-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një aksident i rënd ka ndodhur në mesditën e sotme në fshatin Fshaj të Gjakovës, ku si pasojë ka humbur jetën viktima femër e moshës 71 vjeçare dhe tre të tjerë janë lënduar.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë në Gjakovë ka njoftuar se rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren).

“Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë. Personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë ka konstatuar vdekjen e saj. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha ai.

KosovaPress mëson se gjendja e dy personave ka qenë stabile dhe janë liruar për në shtëpi. Kurse, i lënduari i tretë, gjendet në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Gjakovës dhe është në gjendje stabile.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025