Aksident në Bresalc të Gjilanit, një i vdekur e dy të lënduar
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Foto Arkivë
Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sot në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura në Bresalc të Gjilanit.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Ata janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente në Gjilan për ndihmë mjekësore. Pasagjerja, shtetase e Kosovës (1978), si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në qendrën emergjente Gjilan. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në obduksion”, ka thënë Hashani.
Hetues policorë të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.