Aksident me fatalitet në Polanë të Istogut – Rrokulliset traktori, vdes një person
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksident me fatalitet në Polanë të Istogut – Rrokulliset traktori, vdes një person
Foto Arkiv
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Polanë të Istogut, nga i cili ka vdekur një person rreth 60 vjeçar nga Leskoci i Klinës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima është nisur nga Leskoci i Klinës në një fshat të Istogut për të prerë drurë.
Policia e Kosovës është njoftuar për rastin të mërkurën rreth orës 11:20.
Sipas policisë, rrugës, traktori është rrokullisur dhe pas dërgimit në QKMF-në e Klinës është konstatuar vdekja e tij.
“
Sot rreth orës 11:20, Policia është njoftuar për aksidentin në Polanë të Istogut. Viktima ishte nisur nga Leskoci i Klinës në një fshat të Istogut për të prerë drurë, rrugës traktori është rrokullisur. Pas dërgimit në QKMF-në e Klinës mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.