AKP vendos për shitje 31 asete të ndërmarrjeve shoqërore përmes SHAL 61
Lexohet për: 2 min.
AKP Agjencia Kosovare e Privatizimit (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot shqyrtoi transaksionet e shitjes me tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 59, si dhe shqyrtoi dhe miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 61, e cila ka gjithsej 31 asete. 

Bordi diskutoi dhe aprovoi planin për adresimin e rekomandimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm 2017-2022, raportin e komisionit për  shitjen e banesave, ku si rezultat i intensifikimit të punës së Komisionit për shitjen e Banesave u miratuan raportet e shitjeve për 27 banesa.

Gjithashtu, është  aprovuar lista përfundimtare dhe shpërndarja e 20% për NSH Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore  dhe NSH Rilindja- Shërbimet e përbashkëta.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për dhënie të pëlqimit për qasjen në rrugë në parcelën nr. 09013-14 në Prizren, pronë e Ndërmarrjes së Pyjeve, ku do të ndërtohet objekti i ri i Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjatë kësaj mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar  edhe propozimi për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastralë të ngastrës 501-34 ZK Malishevë, pronë e  NSH “OPB Mirusha” në Malishevë, në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, për shpronësim të datës 20 Korrik 2022, e shpronësuar për nevojat të Ministrisë së Punëve të Brendshme/Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Bordi më tutje shqyrtoi dhe miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore në likuidim në vlerën prej 434.864 euro, për ndërmarrjet: PRN114 NSh “Rilindja Shitja” Prishtinë; PEJ035 NSh “Ag Coop Gurakoci” Gurakoc; PRN051 NSh “Separacioni i Gureve Gadime” Lipjan; MIT037 NSh “Trepça Hoteleria” Mitrovica e Jugut; PEJ088 NSh “Fabrika e Elementeve Metalike” Klinë; GJI028 NSh “KB Agroprodukti” Kamenicë dhe PRN112 NSh “Viktoria” Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024