AKP shpall shitjen numër 64 të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 64 prej 39 aseteve/njësive të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore.
Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim numër 64 duhet të dorëzohen në sallën e konferencave – hoteli “Grand”, në Prishtinë më 29 nëntor 2023, nga ora 10:00-12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30, thuhet në njoftimin e AKP-së.
AKP shiti 37 asete në vlerë mbi 1.5 milion euro - KosovaPress