AKP miraton shpërndarjen e mjeteve të 20 për qind për pesë ndërmarrje shoqërore
Biznes
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka miratuar Raportin e Shqyrtimit të Ankesave dhe shpërndarjen e mjeteve ndaj listave të 20% për pesë ndërmarrje shoqërore.

Sic njofton AKP për Raportin, bëhet fjalë për këto ndërmarrje: N.Sh “Mofast”, Pejë (PEJ106); 2) N.Sh “Stacioni i Veterinës”, Gjilan (GJI145); 3) N.Sh KB “Morava”, Partesh (GJI018); 4) N.Sh “Bagat”, (MIT152) dhe 5) N.Sh “Borovo”, (MIT144) si dhe Raportin për 5 raste Komisionit të Banesave në pronësi shoqërore.

“Veç kësaj Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Propozimet e Autoritetit të Likuidimit për heqje dorë nga 16 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore, të cilat janë rajone ujore si përrenj dhe lumenj ndërkaq disa janë rrugë. Përmes këtij procesi prona bartet në regjistrat kadastral të komunave përkatëse dhe hapet rruga për likuidim të ndërmarrjeve shoqërore”, thuhet në komunikatë.

Bordi i Drejtorëve gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi shpërndarjen e mjeteve në likuidim për NSH Energomontimi në vlerë prej 308,985.68 euro duke ju siguruar punëtorëve që të marrin pagesat për të cilën kanë pritur kohë të gjatë.

“Në pamundësi të gjetjes së një kandidati adekuat për të menaxhuar kompleksin Brezovica në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve anuloi konkursin për Drejtor Menaxhues të N.Sh-së Inex Sharr Planina dhe vendosi që pozita të mbulohet me ushtrues detyre deri në përfundim të sezonit dimëror”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024