AKP merr në posedim objektet e Jugobankës në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq
Lexohet për: 1 min.
AKP Agjencia Kosovare e Privatizimit (1)
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vazhdën e vendosjes së ligjshmërisë dhe administrimit të ligjshëm të aseteve në pronësi shoqërore, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), me asistencë të Policisë së Kosovës, ka marrë në posedim objektet e ndërmarrjes shoqërore Jugobanka, respektivisht filialet në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Këto asete kanë qenë duke u shfrytëzuar në mënyrë ilegale nga Banka Posta Kursimore e Serbisë deri më datë 20 maj 2024, kur institucionet kompetente të Kosovës kanë mbyllur këto njësi të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve.

AKP falënderon Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante për asistimin dhe mundësimin e zbatimit të mandatit ligjor në të gjithë territorin e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024