AKI shpall konkurs për vende të lira pune
Lexohet për: 2 min.
AKI-1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka shpallur konkurs për punonjës/e në disa fusha.

Konkursi shpallet për kategoritë: Inteligjencë, Siguri të teknologjisë informative dhe rrjeta, Programim, Mbështetje të teknologjisë informative (Helpdesk), Kibernetikë, Auditim financiar, Auditim të performancës, Auditim të teknologjisë informative, Auditim të pajtueshmërisë, Auditim të brendshëm, Siguri fizike si dhe Higjienë (Prishtinë, Prizren).

Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e përgjithshme për punësim në AKI si më poshtë:

Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Të jenë mbi moshën 18-vjeçare;

Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale;

Ndaj tyre të mos jetë marrë masa e përjashtimit ose e largimit nga puna në AKI apo institucionet e tjera me natyrë të ngjashme;

Kalimi me sukses i procedurave të rekrutimit.

Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në web-faqen zyrtare të AKI www.aki-rks.org/konkursi, duke plotësuar aplikacionin dhe bashkangjitur dokumentet e kërkuara më lart.

Konkursi do të jetë i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e publikimit në web-faqen zyrtare të AKI dhe në mjetet e informimit, përkatësisht nga data 05.07.2024 deri me datën 19.07.2024 ora 16:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024