Akademiku Minir Dushi u nderua sot me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, i cili shënoi sot 10-vjetorin e themelimit.
Gjatë këtij manifestimi, ku morën pjesë autoritete të shumta arsimore, shkencore, kulturore, politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, u ekzekutuan pika të muzikës artistike dhe u shfaq një dokumentar për rrugëtimin e jetës akademike për 62 vjet në qytetin e Mitrovicës.
Sipas tij, Universiteti i Mitrovicës sot është shndërruar në një kampus modern dhe institucion të konsoliduar, i cili ka krijuar kushte të jashtëzakonshme për të rinjtë.
‘Vendimi i kryeministrit Hashim Thaci për themelimin e Universitetit ‘Isa Boletini’ më 6 mars 2013, i dha fund dilemës që një institucion i arsimit të lartë të jetë apo mos të jetë në këtë qytet. Dhe ja sot jemi këtu, në një kampus modern, në një institucion të konsoliduar që ka krijuar kushte të jashtëzakonshme për të rinjtë tanë’, ka thënë Musaj.
‘Nuk mund të kalojmë pa i përmendur edhe njëherë disa nga cilësitë që e karakterizojnë këtë njeri të dijes, të tilla si, përgatitje e lartë profesionale, zgjuarsi e jashtëzakonshme, qetësi dhe takt pedagogjik, ndjenjë përgjegjësie, pedantëri dhe këmbëngulësi, guxim e gatishmëri për t’u ballafaquar me vështirësitë dhe prirja përparimtare për reformimin e arsimit. Në postet që ushtroi si atë të drejtorit, dekanit, prorektorit, rektorit etj, ai tregoi cilësi të rralla organizative dhe profesionale’, theksoi Hoxha.
Vesa Broja, kryesuese e kuvendit komunal të Mitrovicës uroi bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen, për zhvillimin e arsimit në Kosovë.
Në anën tjetër, akademiku Minir Dushi, pasi falënderoi përfaqësuesit e Universitetit për titullin e dhënë, evokuoi kujtime interesante nga e kaluara e tij në kombinatin Trepça të Mitrovicës.
Ai veç tjerash rrëfyu për gëzimin e madh të punëtorëve të Trepcës pas ardhjes së tij në këtë kombinat.